10.1 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Haskuka: Dy zyrtarët e Prizrenit përfunduan me aktakuzë vetëm pse e respektuan ligjin

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, pranon se dy zyrtarë të qeverisë së tij kanë përfunduar me aktakuzë.

Sipas tij, ata po akuzohen vetëm pse kanë respektuan  ligjin, shkruan “PrizrenPress”.

“Për informim të drejtë të opinionit, në Prizren janë 2 zyrtarë me aktakuzë. Këtyre dy zyrtarëve i është ngritur aktakuza ngase kanë implementuar ligjin”, tha Haskuka.

“Njëri ka rrënuar një objekt pa leje ndërtimore, e tjetri ka qenë në një komision vlerësues, ku anëtarëve iu është ngritur aktakuza ngase kanë bërë vlerësimin sipas kritereve të votuara nga Asambleja Komunale dhe kriteret kishin të bëjnë me diskriminim pozitiv për gra dhe persona me nevoja të veçanta”, tregon Haskuka.

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar një raport të titulluar “Politikë e ‘kriminalizuar’”, në të cilin janë listuar gjetjet edhe për problemet që kanë me ligjin zyrtarë të partive të ndryshme në nivel komunal.

Kësaj liste në nivel vendi i prinë Partia Demokratike e Kosovës me gjithsejtë 68 politikanë të cilët akuzohen për vepra të ndryshme.

E dyta në listë është Lidhja Demokratike e Kosovës më 41, AAK-ja e Haradinajt më 16 të tillë, dhe në vendin e katërt Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit me gjithsejtë 9 politikanë të akuzuar të pushtetit lokal në nivel vendi.

Partia e Kurtit ka një zyrtar të akuzuar në Klinë, dy në Malishevë, dy në Prishtinë, dy në Prizren, një në Mitrovicë dhe një në Viti.

Partia Demokratike e Kosovës numër më të madh të zyrtarëve lokal të akuzuar ka në Drenas, gjithsejtë 16.

Më Shumë

Sir David Beckham, legjenda angleze shpallet kalorës nga mbreti Charles

Futbollisti legjendar anglez, David Beckham u dekorua sot (e martë) me titullin “Sir” apo kalorës në Kështjellën Windsor, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e...

Gjendet shëndoshë e mirë Suela Krasniqi nga Prizreni, e raportuar e zhdukur më 31 tetor

Është gjetur shëndoshë e mirë 15-vjeçarja Suela Krasniqi, e cila ishte raportuar e zhdukur më 31 tetor në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i...

Lajmet e Fundit