Xhaka shumë afër Interit

Arsenali duket se është i vendosur që të transferojë Christian Eriksenin nga Interi në janar.

The Gunners janë të gatshëm që të ofrojnë në këmbim shërbimet Granit Xhakës, që po ashtu ka ngjallë interesim te Nerazzurët.

Duket se Antonio Conte e pëlqen lojën fizike që bënë mesfushori shqiptar, andaj dëshiron ta ketë tek radhët e tij te Interi.Në anën tjetër, Mikel Arteta e pëlqen magjinë e danezit, por edhe atë që ka treguar me Tottenhamin në vitet e kaluara, andaj po bën çmos që ta ketë në Emirates.

Sipas Tuttosportit, marrëveshja mes të dyja palëve është shumë afër të arrihet, derisa kanë mbetur vetëm edhe disa detaje.Duket se në janar mund të ndodhë një shkëmbim i lojtarëve, e akordi me lojtarët duket se do të mbyllet shumë shpejtë.

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit