Johnson: Marrëveshja financiare me BE nuk është ajo që donim

Kryeministri britanik, Boris Johnson pranoi se marrëveshja tregtare postBrexit, ndoshta nuk shkon aq larg sa do të dëshironim për sa i përket qasjes në tregun e BE për shërbimet financiare.

”Marrëveshja financiare me Bashkimin Evropian nuk ishte ajo që donim”, deklaroi Johnson në një intervistë me ”Sunday Telegraph”.

”Megjithatë, marrëveshja në tërësi është një arritje”, theksoi ai, në lidhje kritikët e tij që e kishin konsideruar të pamundur.

Pavarësisht nga mosmarrëveshjet e mëdha gjatë viteve të kaluara, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe morën frymë të lehtësuara më 24 dhjetor, pasi më në fund arritën të gjenin gjuhën e përbashkët, një marrëveshje mes tyre postBrexit./ata.

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit