Ministri Quni në natën e ndërrimit të moteve viziton ushtarët e FSK-së në Prizren

Në natën e ndërrimit të moteve, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ishte për vizitë në Kompaninë e Deminimit në kazermën e FSK-së në Prizren.

Me këtë rast, ministri Quni ushtarëve në detyrë u ka uruar festën e Viti të Ri 2021, duke vlerësuar lartë detyrën dhe përkushtimin e tyre, të cilët edhe në një natë festive si kjo e ndërrimit të moteve kujdestarojnë për sigurinë e qytetarëve të Kosovës.

Urimi i tij i plotë:

Urime Viti i Ri 2021!
Në këto momente festive të shoqëruara me urime, këngë, valle dhe fishekzjarre, në mesin e djemve dhe vajzave të Kompanisë së Deminimit të FSK-së në Prizren, të cilët edhe në ndërrimin e viteve kujdestarojnë për sigurinë e qytetarëve tê Kosovës.
Gëzuar!

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit