4.9 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Ylli triumfon kundër Pejës

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 89:73 (20:14, 20:19, 16:23, 33:17), në kuadër të javës së 13-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 20:14. Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, që përfundoi 20:19, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 40:33.

Në periodën e tretë më të mirët ishin pejanët. Ata fituan këtë pjesë 16:23, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:56. Kjo e bëri ndeshjen shumë interesante. Megjithatë, në periudhën e fundit, therandasit ishin shumë më të mirë 33:17, për të triumfuar në fund 89:73.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Cody John me 27 pikë e gjashtë asistime, Valon Bunjaku me 22 pikë, katër kërcime e pesë asistime dhe Samir Zekiqi me 16 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, derisa te Peja u dalluan Robert Cartwright me 26 pikë e pesë asistime dhe Brandon Walters me 16 pikë e 13 kërcime. Tani të dy skuadrat kanë nga tetë fitore dhe pesë humbje.

Më Shumë

Komuna e Dragashit nënshkruan memorandum për menaxhimin e pyllëzimeve në Restelicë

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se sot është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për monitorimin dhe menaxhimin e pyllëzimeve dhe infrastrukturës...

Fisnik Rugova, MVP i javës

ProCredit Superliga po vazhdon të dhurojë sfida shumë interesante, ku nuk ka favoritë dhe dallimi mes skuadrave është shumë i vogël, ku vendi i...

Lajmet e Fundit