1.1 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Gjendje e rënduar në disa rrugë në Malishevë – luten qytetarët të mos lëvizin pa nevojë

Si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut dhe borës, në Malishevë gjendja vazhdon të jetë e rënduar në disa akse rrugore.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Malishevës thuhet se, ekipet emergjente dhe të sigurisë janë në terren duke u kujdesur dhe monitoruar gjendjen, transmeton Telegrafi.

“Luten qytetarët që mos të lëvizin pa nevojë, pasi rrugët vazhdojnë të jenë më ujë, ndërsa në disa vende edhe të bllokuara. Aktualisht aksi rrugorë Malishev-Kijevë është e bllokuar në Mirushë, po ashtu rruga për Turjakë, rruga Malishevë – Banjë, si dhe rruga ‘Hamdi Berisha’ në qytet të Malishevës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim thuhet se Lumi Mirusha ka dalë nga shtrati i tij në shumë vende.

“Të gjitha ekipet emergjente janë në gatishmëri, përfshi ekipet komunale, zjarrfikësit dhe policia”, vijon njoftimi.

Më Shumë

104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Gjeraj merr sërish çmimin “Trajner i Dalluar”

Trajneri i Drinit të Bardhë, Robert Gjeraj, është nderuar për të dytin vit radhazi me çmimin “Trajner i Dalluar” nga Komuna e Prizrenit, duke...

Lajmet e Fundit