-1.5 C
Prizren
E diel, 7 Mars, 2021

Hoxhaj në Suharekë: Do t’i sanojmë dëmet nga pandemia në sektorin privat

Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherësh kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj bashkë me kryetarin e degës së PDK-së në Suharekë, Ramë Vataj sot ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Bizneseve në këtë qytet.

Gjatë takimit me 40 ndërmarrës të bizneseve të sektorëve të ndryshëm, Hoxhaj ka thënë se PDK-ja si parti e qendrës së djathtë, në qendër të programit të saj zhvillimor e ka vendosur mbështetjen për bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat paraqesin shtyllën kryesore të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Ishte kënaqësi të takoj ndërmarrësit e Suharekës dhe të bisedoj me ta për programin ekonomik të PDK-së dhe Qeverisë që do ta udhëheqim. Natyrisht se ne e kemi një vizion të qartë se çka po ndodhë me zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kam marrë ide dhe proprozime konkrete nga bizneset dhe PDK-ja do të dalë me program të plotë ekonomik për sektorin privat, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që janë shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe do të bëj përpjekje që këto kërkesa të jetësohen në 100 ditëshin e parë”, ka thënë Hoxhaj.

Tutje, ai ka thënë se qëllimi i këtyre masave është eliminimi i procedurave burokratike për bizneset, sidomos për krijimin e bizneseve të reja duke krijuar një skemë e cila ka për synim të mbështesë kryesisht ndërmarrësinë te të rinjtë.

Po ashtu, ai foli edhe për të mbështetjen e punëtorëve në sektorin privat, trajtimin e dinjitetshëm dhe mbrojtjen me ligj të të drejtave të tyre.

Sipas tij, përmes këtyre masave synohet të bëhet financimi i programeve të ndryshme të edukimit dhe të trajnimit për ndërmarrësit dhe për personelin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me qëllim të rritjes së kulturës ndërmarrëse dhe të pajisjes me njohuri rreth praktikave moderne të menaxhimit.

Më Shumë

Ndërron jetë legjenda e Liverpoolit, Ian St John

Legjenda e Liverpoolit, Ian St John ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Sulmuesi skocez kishte fituar dy tituj të ligës së parë nën urdhrat e...

Sot derbi Ylli – Ponte Prizreni

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 22-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll. Takimi më interesant i kësaj xhiro do të jetë...

Familja nga Kukësi që strehoi gjatë luftës rreth 50 persona nga Kosova

Këtë vit mbushen 22 vjet nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës ku rreth një milion ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gjatë luftës 1998-1999. Forcat...

Orkestra Frymore ‘Prizreni’ do mbajë sot koncert në Shtëpinë e Kulturës

Orkestra Frymore Prizreni për herë të parë do të organizojë koncert sot në Shtëpinë e Kulturës ‘Xhemajl Berisha’ në Prizren. Repertuari i këtij koncerti do...

Drita Millaku kandidatja më e votuara në Prizren

Kandidatja për deputete nga LVV-ja në Prizren, Drita Millaku ka marrë 14 mijë e 692 vota, në zgjedhjet e 14 shkurtit. Millaku është njëra nga...

Covid-19: Dy të vdekur në Prizren, një në Suharekë

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (56, 60 vjeç),...

E veshur me fustan transparent, Tayna i vë “flakën” rrjetit me pozën e fundit

Reperja e dashur për publikun, Tayna, ka ardhur mjaft provokuese me pozën e fundit të postuar në “Instagram”. Ajo ka ndarë me 1.5 milionë ndjekësit...

Vendos gjykata franceze: Dënohet me burgim ish-presidenti Sarkozy

Është dënuar me burgim ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, raportojnë mediat ndërkombëtare. Sarkozy është akuzuar për korrupsion dhe shkelje financiare të fushatës. Ndërkohë nuk janë bërë të...

Detaje nga plagosja e dy qytetarëve në Dragash

Tre persona janë arrestuar, njëri prej tyre zyrtar policor të cilët pas një përleshje fizike, zyrtari policor ka përdorur armën me ç ‘rast i...

Universiteti britanik hap master ku diplomohesh për grupin “The Beatles”

Një universitet britanik ka hapur masterin e parë në Arte ku mund të diplomohesh për “The Beatles” dhe ndikimin e gjerë të bandës legjendare...

Një person në Xërxë lëndohet gjatë punës

Raportohet se një person derisa ishte duke punuar në fshatin Xërxë të Komunës së Rahovecit është lënduar në dorë. Viktima është dërguar në tretman mjekësor, raporton...

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Hazer Hoti nga Rogova e Hasit

Sot ka ndërruar jetë në moshë të re veterani dhe ish-ushtari i UÇK-së, Hazer Hoti nga Rugova e Hasit. Lajmin për vdekjen e tij e...

Për katër muaj, Qeveria pati më shumë shpenzime se të hyra

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore, ku thuhet se shuma e të hyrave të Qeverisë në...

Tërmeti dridh Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet. Në Korçë e...

Lajçak vjen me pesë porosi në Kosovë, tregon kur do të vazhdojë dialogu

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka pasur disa porosi për skenën politike në vend pas takimit me u.d e presidentit Vjosa...

Kurti flet për Gjykatën Speciale: UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke qëndruar në Shqipëri për një vizitë treditore, ku në një konferencë për medie ka folur edhe...

Lajmet e Fundit