5.7 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

Shembet dheu në një fshat të Prizrenit, rrezikohen edhe shtëpitë

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në shumicën prej zonave në vend. Në një fshat të Prizrenit, për shkak të shiut është shembur edhe dheu.

Banorë të fshatit Nebregoshtë të Prizrenit kanë thënë  se shembja e dheut po i rrezikon edhe shtëpitë që gjenden afër rrugës.

“Ka rrëshqitje të dheut në një masë të madhe në rajonin e Zhupës të Prizrenit. Saktësisht në katundin e Nebregoshtës ku jetojnë boshnjakët. Është shembur gati krejt rruga dhe rrezikohen edhe shtëpitë që gjenden në atë vend”, ka thënë një lexues.

Ai ka shtuar se si pasojë e shembjes së dheut, disa nga shtëpitë janë qarë.

“Ka edhe qarje të shtëpive. Kemi frikë se kjo do të vazhdojë nëse bie prapë shi. Për momentin është shumë rrezik këtu”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme në shumicën e komunave të Kosovës.

Dëme të mëdha materiale janë shënuar në Fushë Kosovë, Ferizaj, Lipjan, Klinë, Malishevë, Podujevë, Prishtinë, Lipjan, Drenas e të tjera komuna./GazetaExpress/

 

 

Më Shumë

Jurgen Uldedaj kampion bote: E rrah keq Rolly Lambert dhe e fiton titullin IBO

Boksieri Jurgen Uldedaj e ka arritur atë që s’e kishte bërë askush, bëhet kampion bote pasi rrahu Rolly Lambertin për ta fituar titullin IBO...

Biletat për ndeshjen Rahoveci 029 – Prishtina dalin në shitje

Rahoveci 029 ka njoftuar se biletat për ndeshjen e së shtunës ndaj Prishtinës janë tashmë në shitje dhe do të jenë të disponueshme edhe...

Lajmet e Fundit