Posta e Kosovës lidhë marrëveshje me “Prishtina Parking”

U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Kryeshefin Ekzekutiv të NPL “Prishtina Parking” Sh.A., Liridon Restelica për realizimin e shërbimit të regjistrimit/aplikimit për drejtuesit e automjeteve, banorë rezidentë të Komunës së Prishtinës.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që drejtuesit e automjeteve të Komunës së Prishtinës, përmes kësaj mënyre të regjistrimit të kursejnë kohë dhe përnjëherë të kenë shërbimin e njëjtë siç do të merrnin nga stafi i “Prishtina Parking”, tani mund ta bëjnë edhe në Postën e Kosovës.

Posta e Kosovës është e shtrirë me zyra postare kudo në vendbanimet e Kryeqytetit, me dy ndërrime çdo ditë, nga ora 8:00 deri në 21:00, përfshirë ditëve të vikendit dhe festave.

Misioni i Postës së Kosovës është ofrimi i shërbimeve të jetë sa më afër qytetarëve.

  

Më Shumë

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve. Burime të afërta me...

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Lajmet e Fundit