18.2 C
Prizren
E shtunë, 1 Nëntor, 2025

Vdes dekani i Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Ka ndërruar jetë prof. asoc.dr. Fahredin Shabani, dekan në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

“Sot morëm lajmin e hidhur për ikjen në amshim të prof.Asoc. dr. Fahredin Shabani, Dekanit të Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren”, njofton UPZ.

Telegram ngushëllimi i rektorit Dr. Ismet Temaj

Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të prof. asoc.dr. Fahredin Shabani, Dekan në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren!
Sot morëm lajmin e hidhur për ikjen në amshim të prof.Asoc. dr. Fahredin Shabani, Dekanit të Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Ai ishte koleg i dashur, i përkushtuar në punën e tij, humanist dhe punoi shumë për arsimin në Prizren dhe me gjerë.
E nderuar familje e profesorit, ju humbët bashkëshortin, prindin dhe gjyshin tuaj, ndërsa ne, kolegun, mikun, profesorin dhe pedagogun shumëvjeçar, i cili do të mbetet në kujtesë për gjeneratat e shumta për virtytet e tij të larta.
Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve dhe studentëve për vdekjen e prof. asoc. dr. Fahredin Shabani!
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës dhe pushoftë në paqe!
Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj – Rektor
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren
—-
Profesor Shabani vdiq në moshën 64 vjeçare, vetëm dy muaj para se të dilte në pension.
1977-2000 Arsimtar i Lëndës së Historisë Sh.F.M.U ,,Mati Logoreci’’.
2001-2009 Drejtor Sh.F.M.U ,,Mati Logoreci’’.
2004-2009 ligjëruar i autorizuar në Universitetin e Prishtinës.

Që nga viti 2009 punoi së mësimdhënës i rregullt në Universitetin e Prishtinës, ndërsa nga viti 2014 ishte mësimdhënës i rregullt në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Në vitin 2014 e ushtroi detyrën e prorektorit për mësim në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ndërsa në vitin 2015 po ashtu detyrën e prorektorit e ushtroi në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”. Në vitin 2016 u zgjedh anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ndërkaq nga viti 2018 ishte Dekan i zgjedhur i Fakultetit të Edukimit në këtë Universitet.

Ai botoi shumë artikuj, punime shkencore dhe monografi të cilat do t’i mbesin trashëgim studentëve, kolegëve dhe të gjithëve.

Më Shumë

Në Suharekë thirret takim i jashtëzakonshëm pas një rasti të rëndë të dhunës në familje

Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Suharekës ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm pas raportimit të një rasti të rëndë të...

48 vjeçari nga Prizreni ndërron jetë pas aksidentit në Kukës – trupi i viktimës ishte dërguar për obduksion në Shqipëri

Një 48-vjeçar nga Prizreni  ka humbur jetën tetë ditë pas një aksidenti të rëndë trafiku që kishte ndodhur në territorin e Shqipërisë. Sipas burimeve të...

Lajmet e Fundit