19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Tetova nga 2-6 dhjetor ‘kryeqytet’ i teatrove shqiptare

Festivali i teatrit te TetovesMë 2 deri më dhjetor në Tetovë do të nisë edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove. Në këtë edicion do të prezantohen 6 shfaqje që vijnë nga teatrot shqiptare të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Menaxheri i marketingut në Teatrin e Tetovës, Arben Thaçi ka deklaruar për KultPlus se festivali nuk ka karakter garues. Sipas tij qëllimi i organizimit të kësaj ngjarjeje kulturore është prezantimi i krijimtarisë së Teatrove Kombëtare.Thaçi shtoi shfaqjet pjesëmarrëse që do të paraqiten para publikut tetovar për 6 netë radhazi, janë selektuar nga aktori i njohur Bajrush Mjaku dhe se kriter ka qenë prezantimi i suksesshëm i tyre para publikut në vendet prej nga vijnë. Sipas tij në këtë edicion do të ketë edhe shfaqje nga teatrot alternative.

“Edicioni i sivjetmë do të sjellë më shumë shfaqje cilësore se ai i vitit të kaluar dhe se kjo është ndër veçoritë kryesore që e dallon këtë festival prej edicionit të parë, ka shtuar për KultPlus menaxheri i marketingut në Teatrin e Tetovës, Arben Thaçi.Festivalin do ta hapë shfaqja e Teatrit Shqiptar nga Shkupi “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në regji të Dino Mustafiqit, për të vazhduar në natën e dytë me projektin teatror të Qendrës Multimedia nga Prishtina “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” në regji të Blerta Nezirajt. Në këtë edicion do të prezantohet edhe shfaqja mjaftë e suksesshme e Teatrit Kombëtar Shqiptar “Edipi Mbret” me regji të Ilir Bokshit. Publiku tetovas do të ketë rastin të shoh edhe “Mbas zonjushës Julie“ të Teatrit Kombëtar të Kosovës e me regji të Kushtrim Koliqit, pastaj shfaqjen alternative “Extreme Makeover II-Culture Clash” nga Albania Dance Theater”. Festivali do të përmbyllet më 6 dhjetor me Trupën e Teatrit Migjeni nga Shkodra e cilado të luaj në shfaqjen “Provat gjenerale të një vdekjeje të paralajmëruar” me autor dhe regjisor Stefan Çapalikun.

Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove organizohet nga Teatri i Tetovës ndërsa financohet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë.

Më Shumë

Rreth 2000 gjoba trafiku për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës vazhdon të jetë e rreptë sa i përket gjobave të trafikut. Vetëm dje (6 shtator) u shqiptuan 1998 gjoba trafiku. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-me-cmim-te-volitshem-ne-prizren/ Ndërkaq u raportua...

Kurti: Uroj që viti i ri shkollor të jetë i suksesshëm për të gjithë

Kryeministri Albin Kurti ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se...

Lajmet e Fundit