21.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Deputetët, “plangprishësit pa hesap” të parasë publike

KuvendiKosoves5-27Deputetët e Kuvendit të Kosovës vetëm për 9 muaj, prej janarit deri në shtator të këtij viti, kanë bërë shpenzime të mëdha në dreka zyrtare, telefona, udhëtime jashtë shtetit, si dhe mëditje. Vetëm për dreka, ata kanë shpenzuar më shumë se 87 mijë euro, ndërsa për telefona rreth 52 mijë euro. Ndryshe, siç heqin dorë lehtë duke bojkotuar seancat, deputetët këtë nuk e kanë bërë edhe kur është fjala tek udhëtimet zyrtare jashtë shtetit dhe mëditjet për ato udhëtime. Vetëm për udhëtime jashtë shtetit, deputetët kanë shpenzuar mbi 55 mijë euro. Po për udhëtimet jashtë shtetit, deputetët kanë marrë mbi 48 mijë euro mëditje.

Kurse, akomodimi jashtë vendit u ka kushtuar mbi 10 mijë euro. Mbi 10 mijë euro deputetët kanë shpenzuar edhe brenda vendit. Ata, 35 mijë euro i shpenzuan për kompjuterë. E paga dhe mëditje, për 9 muaj, deputetët morën mbi 2 milionë e 230 mijë euro. Shikuar në përgjithësi, deputetët për 9 muaj kanë shpenzuar gjithsej mbi 2 milionë e 500 mijë euro. E hiq më pak nuk ka shpenzuar edhe Administrata e Kuvendit. Për paga dhe mëditje kanë marrë mbi 1 milion euro, ndërsa për telefon fiks dhe mobil, administrata ka shpenzuar mbi 55 mijë euro.

Ndërkohë, shoqëria civile kritikon Kuvendin e Kosovës për shpenzimet që deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë bërë për 9 muaj, nga 1 janari deri më 30 shtator të këtij viti.

Analisti Avni Zogiani i ka quajtur këta deputetë të Kuvendit të papërgjegjshëm, të cilët mendojnë për komfortin e tyre e jo për përgjegjësitë institucionale. Zogiani tha se janë pikërisht këta deputetë që kanë pagën dhe mëditjet më të mëdha në rajon, ndërsa për punën që bëjnë nuk do të duhej të kishin pagë më të lartë se ajo mesatare në Kosovë, transmeton KTV. Edhe KDI-ja, e cila është monitoruese e rregullt e punës së Kuvendit, vlerëson se shpenzimet e deputetëve janë në disproporcion me punën që ata e bëjnë. Valmir Ismajli thotë se Kuvendi do të duhej të ishte gardian i shpenzimeve të institucioneve tjera.

Më Shumë

Totaj viziton disa biznese të Prizrenit

Kryetari i komunës ë Prizrenit, Shaqir Totaj ditën e premte ka vizituar dhe ka parë nga afër të arriturat e disa prej bizneseve të...

Pas 24 viteve martesë, çifti nga Prizreni bëhen prindër të binjakëve

Pas 24 viteve martesë, një çift nga Prizreni janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë binjakë. Gjinekologu që përcolli lindjen e binjakëve, foli për...

Lajmet e Fundit