Kryeprokurori Hoxhaj: Zyrtari i KKZ-së nuk manipuloi me vota

Syle HoxhajKryetari i KKZ-së në Prizren, Nysret Bytyçi është intervistuar nga Prokuroria Themelore në Prizren. Bytyçi është dyshuar për manipulim të votavave. Kryeprokurori Sylë Hoxhaj, tha se Bytyci është intervistuar nga Policia dhe Prokuroria. “Prokuriaria ka intervistuar Bytyçin,por nuk ka gjetur asgjë të dyshuar”, tha Hoxhaj për “PrizrenPress”.

Sipas tij, Bytyçi është dyshuar për manipulim të votave. “Pas intervistimit ka dalë se votat që i ka pasur në qantë kanë qenë votat rezervë”, tha Hoxhaj.

Zyrtari i KKZ-së, Ilir Baldedaj tha se krejt kjo ngjarja ka ndodhur si rezultat e një dezinformate të anëtarit të LDK-së. “ Ato vota kanë qenë rezervë dhe dërgohen në vendet kur kontatohet se ka mungesë të tyre. Nuk ka pasur asnjë manipulim,por ka qenë dezinformatë e zyrtarit të LDK-së”, tha Baldedaj”.

Policia e Kosovës, ndërkaq pas intervistimit është duke u marrë me hetimet e mëtutjeshme. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit