Një person rrihet rëndë nga tre të tjerë në Rahovec

Një person ka marr lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar nga tre persona të tjerë të panjohur.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:30 në fshatin Radpste, në Rahovec.

Siç raportohet, sipas raportit mjekësor viktima nga sulmi ka pësuar frakturë në këmbë dhe pas tretmanit mjekësor i njëjti nuk ka pranuar të qëndroj për tretman të mëtutjeshëm në spital.

“Raportohet se në spitalin rajonal në Gjakove është viktima mashkull kosovar pasi që të njëjtin e kanë sulmuar tre persona meshkuj me kapela dhe maska anti Covid 19 deri më tani të pa njohur. Sipas raportit mjekësor viktima nga sulmi ka pësuar frakturë në këmbë dhe pas tretmanit mjekësor i njëjti nuk ka pranuar të qëndroj për tretman të mëtutjeshëm në spital. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Më Shumë

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

Lajmet e Fundit