-1.2 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Kurti: Dialogu nuk duhet të ndërtohet mbi harta

Kandidati i LV-së për kryeministër të vendit, Albin Kurti ka thënë ka thënë se para normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi në kuadër të dialogut, duhet së pari të bëhet normalizimi i vet Serbisë.

Në një diskutim të organizuar nga instituti “Wilson Center”, Kurti ka theksuar nevojën që dialogu të jetë një proces i cili bazohet në përmbajtjen e marrëveshjes, e jo në ngutinë për ta arritur atë.

“Dialogu nuk duhet të ndërtohet mbi harta dhe mbi harta nuk duhet të ketë presidentë rrotull si në të kaluarën. Parakusht për normalizimin e raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë normalizimi i vetë vendeve nëpërmjet këtij procesi. Serbia nuk është një vend demokratik, ajo refuzon të ballafaqohet me të kaluarën, prandaj ky proces dialogues i ndërmjetësuar nga BE dhe ShBA, së pari do të duhej ta normalizonte Serbinë”, ka shkruar Kurti në facebook.

Sipas Kurtit ‘synim përfundimtar i këtij procesi do të duhej të ishte përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe jo kompensimi i Serbisë për humbjet që i pësoi regjimi gjenocidal i Milosheviqit në vitet e ’90-ta’.Kryetari i LV-së, i ka cilësuar si referendum zgjedhjet e 14 shkurtit, duke përmendur edhe ndryshimet që do të bëhen nga këto zgjedhje.

“Përmirësimi i situatës socio-ekonomike të vendit është i mundur vetëm nëpërmjet zhvillimit ekonomik, që varet edhe nga investimet e jashtme direkte, me theks tek ato nga diaspora e vendit tonë. Në 20 vitet e fundit, këto investime u pamundësuan nga korrupsioni i lartë e krimi i organizuar i elitës së vjetër”, ka shkruar Kurti.Kurti ka përmendur edhe reformën në drejtësi si një hap i domosdoshëm.

“Prandaj, reforma në drejtësi dhe sundimi i ligjit janë parakushte për zhvillimin ekonomik. Pjesëmarrësit i njoftova se të gjitha këto hapa janë paraparë në Alternativën Qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila ndërtohet rreth dy kërkesave bazë të qytetarëve: Punë dhe Drejtësi”, ka shkruar tutje Kurti.Zgjedhjet e parlamentare në Kosovë pritet të mbahen më 14 shkurt. KQZ, të premten nuk e ka certifikuar listën e kandidatëve të LV-së, kjo pasi që vet kryetari i saj si dhe 5 kandidat të tjera kanë probleme me ligjin.Për këtë LV i është drejtuar PZAP-së që sot pritet të publikoj vendimin për këtë ankesë.

Më Shumë

Manifestimi “Flaka e Janarit 2025” në Rahovec – Komuna publikon programin artistik

Me rastin e manifestimit multikulturor “Flaka e Janarit 2025”, që këtë vit e shënon edicionin e 35-të, Komuna e Rahovecit, konkretisht Drejtoria për Kulturë,...

Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë të pijshëm në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a. ka njoftuar për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm sot, për shkak të sanimit të një...

Lajmet e Fundit