12.8 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Limaj, bashkëluftëtarëve: Mos e votoni Enverin, i cili nga Vjena thoshte se do të kërkoj azil në Beograd nëse fiton UÇK

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është përgjigjur nga Malisheva, kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj i cili dje kishte bërë thirrje që të mos votohet Nisma.Ai ka thënë se Enver Hoxhaj është mësu me i pas gjithmonë të gatshme dhe partinë e ka marrë të gatshme keni me pa ku ka me cu, sepse ku ka shku i ka zvogëlu.Kur vijnë në ship dhe na cojnë far mesazhi duhet me ua kthy selamin.

“Unë gjithmonë e kam nis tu e maru e kam zhvillu dhe e kam rritë. Dallim tjetër është se ai kurrë një beteje s’ka zhvillu as politike e për këtë tjetren, s’po flas për beteja tjera, ju e dini më mirë”, ka thënë Limaj në një takim me të rinjtë e Malishevës.
Më tutje, ai ka thënë se Enver Hoxhaj vetëm në filmat e Rambos ka pa cka është shpirti luftarak.“Enveri nuk e din cka është përballja me jetën dhe vdekjen e ka pa në tv. I dashur Enver krejt jeten time që unë e kam rritë në këto troje është përpjekje e sakrficië, dallimi jem është se kam qenë në mesin e popullit e ju jeni kanë spectator i asaj që ka ndodhë në Kosovë”, ka shtuar Limaj.

Më tutje, lideri i Nismës ka thënë se atë s’ka mund ta ndalë Serbia e po e ndal Enver Hoxhaj.“Edhe unë kam një apel për të gjitha familjet dhe cdo bashkëluftëtar mos e votoni Enver Hoxhen, edhe po tregoj pse në kohën kur unë se bashku më bashkëluftëttar të mi dhe tjerë luftonim për lirinë e Kosvës, Enver Hoxhaj nga Vjena thoshte se do të kërkoj azil në Beograd, nëse UCK e fiton luftën. Prandaj i ftoj të gjithë bashkëluftëtarët e mi që të mos e e votojnë dikë i cili më dëshirë do të kërkonte azil në Beograd se sa të shihte fitorën e UCK-së”, ka shtuar Limaj.

Më Shumë

Nisma hap fushatën në Suharekë, premton frymë të re qeverisëse

Nisma Socialdemokrate ka hapur zyrtarisht fushatën në Suharekë, ku ka prezantuar kandidaten për kryetare të komunës, Jehona Rrafshi-Luma. Ky subjekt politik premtoi një frymë...

Veselaj-Gutaj: Jo politikë me shkollën

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj – Gutaj, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të kryetarit të degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi,...

Lajmet e Fundit