20.2 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Berisha për rastin në Skënderaj: Albini ka një ekip që për UÇK-në mendon si Daçiqi, vetë i ka acaru

Zafir Berisha nga Nisma teksa ka komentuar pritjen jo të mirë që një grup qytetarësh nga Skënderaj i kanë bërë Albin Kurtit sot në këtë qytet, ka thënë se ai është fajtor pasi vetë i ka acaruar, dhe se në ekipin e tij ka njerëz që kanë qëndrime kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sikurse ministri serb Ivica Daçiq.

“Po thjesht nuk ish e hijshme kshtu për sy me ndodhë 21 vjet pas luftës veprime të kësaj natyre pa e ditë thelbin. Unë tash i pashë këto skena që mund të kenë burime të ndryshme të ardhjes deri këtu”, ka thënë Berisha në Edicionin e Analizës në Klan Kosova.

“Ne tash e dimë se acarimet të fjalorit dhe të veprimeve politike është Albini që i ka pri dhe natyrisht munet me qenë një kundërreagim, sepse nëse konka bërtitë UÇK atje, ju e dini që Albini e ka një ekip të njerëzve që mendojnë si Daçiqi për UÇK-në”.

“Nuk është ky zbulim i ujit të nxehtë që po e bëj, ju e dini që këshilltari i Albin Kurtit duke qenë Albini kryeministër….”

Madje Berisha akuzoi se ka të tillë në Lëvizjen Vetëvendosje të cilët kanë ardhur me misione nga Beogradi dhe që tashmë do të jenë pjesë e zgjedhjeve të përgjithshme të 14 shkurtit.

“Ka edhe asi që janë kanë me misione në Beograd që s’po e zbuloj unë por që kanë ardhur edhe që janë n’garë”.

“Pra, për këtë skenë fajtori kryesor është Albini sepse ai e ka acaru”.

Më Shumë

Festivali Rock&Blues 2025 rikthehet fuqishëm në Prizren – falas për publikun

Rock&Blues Festival 2025 rikthehet në Prizren me edicionin më të madh deri më tani, duke sjellë tri net të mbushura me muzikë, energji dhe...

Reduktime të ujit në Suharekë për shkak të konsumit të lartë dhe keqpërdorimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Njësia Suharekë ka paralajmëruar se nga data 2 korrik do të nisë zbatimi i reduktimeve të...

Lajmet e Fundit