Quni: Shërbimi i obligueshëm ushtarak ende në programin e LDK-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, njëherësh kandidati i LDK-së për deputet, Anton Quni ka thënë në Interaktiv të KTV-së se shërbimi i obligueshëm ushtarak mbetet ende në programin qeverisës të LDK-së.

Quni tha se tashmë edhe në Qeverinë në detyrë Hoti ekziston grupi punues brenda Ministrisë së Mbrojtjes në të cilët janë të përfshirë personalitete që janë ekspertë në këtë fushë.

“Është edhe zotimi jonë që FSK-ja të jetë profesionale, apolitike dhe multietnike. Po ashtu do të punohet edhe marrja në konsideratë e shërbimit të obliguar ushtarak. Mbetet ende në programin e LDK-së. Edhe gjatë Qeverisë Hoti është ngritur një grup punues brenda Ministrisë me personalitete që kanë ekspertizë në këtë fushë dhe janë duke e shikuar së pari aspektin ligjor”, tha Quni.

Ai foli edhe për planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së përmes së cilit, siç tha, ndryshon mandati i FSK-së me dinamikën për zhvillim të kuadrove, për aplikimin e teknologjisë ushtarake dhe arritjen e përvetësimit të taktikave të ndryshme.

Më Shumë

Në Muzeun e Hidroelektranës në Prizren promovohet libri “Arti i Udhërrëfimit”

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun e Hidroelektranës të Prizrenit është promovuar libri “Arti i Udhërrëfimit”, i cili tashmë...

KF Policia e Kosovës shpallet kampion i Ligës së Parë, siguron pjesëmarrjen në Superligë

Në vazhdën e angazhimeve për promovimin e sportit, disiplinës dhe përfaqësimit institucional, Klubi i Futsallit “Policia e Kosovës” ka arritur një sukses të madh...

Lajmet e Fundit