VV në Prizren: Randobrava dhe Lubizhda do t’i bashkëngjiten ndryshimit të madh

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, në kuadër të fushatës zgjedhore janë takuar me votuesit e fshatit Randobravë dhe Lubizhdë.

Ata në këto fshatra kanë marrë mbështetje për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Mbështetje në të katër anët. Randobrava dhe Lubizhda si kurrë më parë do t’i bashkëngjiten ndryshimit të madh që po vjen më 14 shkurt”.

“Kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputetë Artan Abrashi, Drita Millaku, Arbër Rexhaj dhe Hysni Mehani, në takime me banorët e këtyre fshatrave shpalosën planprogramin dhe prioritetet e qeverisë në ardhje, asaj të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”

“Fitorja e 14 shkurtit do të jetë masive, njëjtë si ndryshimi që do të vijë pas kësaj date.”

May be an image of 7 njerëz, people standing, people sitting dhe E brendshme

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit