25.6 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025

Shtetasi i Shqipërisë dënohet me burgim me kusht dhe gjobë për dhënie ryshfeti, dëbohet edhe nga Kosova për 3 vite

Shtetasi i Republikës së Shqipërisë, Rini Tahiri, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me 1 vit burgim me kusht dhe 200 euro gjobë, pasi u shpall fajtor për dhënie të ryshfetit.

Sipas aktgjykimit të shpallur të mërkurën nga gjykatësja Raima Elezi, dënimi me burg ndaj Tahirit nuk do të ekzekutohet, nëse i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale brenda dy vitesh, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndaj tij u shqiptua edhe dënimi plotësues, dëbimi nga Republika e Kosovës për një periudhë prej 3 vitesh, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I akuzuari gjithashtu u obligua që t’i paguajë 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit.

Po ashtu, gjykata vendosi që të konfiskohet edhe monedha prej 50 euro, si mjet i kryerjes së veprës penale.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Rini Tahiri akuzohet se me 19 dhjetor 2020, rreth orës 05:45 minuta, në pikën kufitare Shqipëri – Kosovë, në vendkalimin kufitar të Vërmicës, është vërtetuar se në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron personit zyrtar përfitim pasuror, në mënyrë që i njëjti të veproj ose të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

Sipas aktit akuzues, kjo ndodhë në atë mënyrë që gjatë kalimit të pikës doganore, duke drejtuar automjetin e tipit “ Opel Zafira ”, pronë e babait të tij, Demir Tahirit, me të cilin ishte duke udhëtuar, në momentin kur zyrtarit policor Feriz Hoti ia ka dorëzuar dokumentet personale dhe dokumentet e automjetit, në dokumente të prezantuara i ka futur 50 euro dhe ka kërkuar nga zyrtari policor që t’i mundësohet Demir Tahirit hyrja në Kosovë, edhe për kundër faktit se i njëjti kishte ndalesë për të hyrë në këtë shtet.

Me këto veprime, Rini Tahiri akuzohet se ka kryer veprën penale “dhënia e ryshfetit”. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

“Gjykata Speciale”, Hasani thotë se një koalicion PDK – VV do ta votonte vetëm me një kusht

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka bërë me dije se një koalicion PDK – VV do ta votonte vetëm me një kusht. Ai ka treguar...

Aksidenti në Suharekë, disa persona të lënduar lehtë

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në rrugën “Brigada 123” në Suharekë. Sipas informacioneve nga Policia, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale...

Lajmet e Fundit