13.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

“Leopardi” i UÇK-së që vdiq sot, u ftua si dëshmitar në Speciale, ja çfarë tha kur e thirrën

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Elshani, ka vdekur sot. Lajmin e ka dhënë Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate, ish-komandant i UÇK-së.

Para katër muajsh, Gjykata Speciale e kishte ftuar Xhavit Elshanin në cilësinë e dëshmitarit. Përmes një postimi në Facebook, Elshani, i njohur nga bashkëluftëtarët si “Leopardi”, kishte thënë se dy persona ia kishin çuar fizikisht ftesën në shtëpi, shkruan Gazeta Express.

“Desha të njoftoj opinionin, miqët, shokt dhe bashkluftetaret se sotë më dat 09. 11. 2019 në ora 17:50 kam marr ftes për tu paraqit në Hagë në cilësin e dëshmitarit! Ftesën e kam pranuar fizikishtë në shtëpinë time nga dy persona zyrtar të tribunalit të Hagës!”, kishte shkruar Elshani.

Ai kishte thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se do të dëshmonte në Hagë për pastërtinë e saj.

“I bindur se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme dhe si të tillë askush nuk mund ta mohojë e aq më pak ta denigroj. Do të dëshmoj për pastërtin e saj si e vetmja rrug per lirin e Kosovës!”, kishte shkruar Elshani.

Zafir Berisha ka thënë se lajmi për vdekjen e “Leopardit” është i rëndë, ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij.

“I rend lajmi per vdekjen e mikut dhe bashkeluftetarin e UÇK-se Xhavit Elshani-Leopardi,Ngushellime familjes Elshani dhe gjithe luftetareve qe ndahen fatin e tyre dhe Kosoves gjate luftes!I lehte i qofte dheu i Kosoves qe e deshi shume”, ka shkruar Berisha. /Express/

 

 

Më Shumë

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

Prizreni hap konsultim publik për Rregulloren e Menaxhimit të Mbeturinave

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë lidhur me Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në...

Lajmet e Fundit