Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren dënon fuqishëm vendosjen e afisheve me citate kuranore

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka reaguar lidhur me afishet e vendosura në këtë qytet që përmbajnë citate kuranore, raporton Gazeta Express.

KBI Prizren ka dënuar fuqishëm keqpërdorimin e citateve të Kuranit nëpërmjet këtyre afisheve.

“KBI-Prizren e njofton opinionin publik se nuk ka asnjë lidhje me afishet e shpërndara nëpër vende publike, në Prizren. Përkundrazi, Bashkësia Islame e dënon fuqishëm këtë keqpërdorim të citateve të Kur’anit nëpërmjet këtyre letrave e afisheve”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka thënë poashtu se kamerat e sigurisë kanë identifikuar personin që ka vendosur këto afishe.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“Personi që e ka vendosur një të tillë në shtyllën elektrike afër selisë së KBI-Prizren, tashmë është identifikuar nga kamerat e sigurisë. Bëhet fjalë për një qytetar që megjithatë njihet mirë se nuk ka ndonjë prapavijë, porse i beson mendimeve të tij personale. Ftojmë qytetarët e Prizrenit, besimtarët islamë, që të përmbahen nga ndonjë veprim i papeshuar që mund të nxisë gjuhën e urrejtjes, në këtë periudhë të ndjeshme parazgjedhore, por të gjithë si vëllezër e motra, të promovojmë paqe e përbashkim rreth vlerave tona fetare e kulturore”, thuhet tutje në njoftim./Express/

 

 

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Lajmet e Fundit