Hysaj largohet nga Napoli

Të shumta janë klubet që janë në garë për të marrë shërbimet e mbrojtësit shkodran, Elseid Hysaj.

Menjëherë pasi menaxheri konfirmoi se lojtari do të largohet nga Napoli, në mediat italiane nisi të qarkullojë lajmi se klubi portugez, i Benfikas, ka shfaqur interes për të marrë shërbimet e lojtarit.

Gjithashtu interes për shqiptarin, kanë shfaqur edhe dy klubet e njohur franceze, Olimpik Marseja dhe Lioni.

Megjithatë nuk janë vetëm këto skuadra që kanë shfaqur interes për shkodranin. Raportohet se së fundmi në garë për shërbimet e Hysajt është futur edhe skuadra e La Ligës spanjolle, Sevija.

Këta të fundit po e ndjekin me kujdes situatën e mbrojtësit të djathtë dhe po përgatisin ofertën më të mirë  për të mbërritur te lojtari./klannews

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit