De Bruyne refuzon kontratën e re

Kevin De Bruyne ka refuzuar kontratën e re dhe tashmë ka ndërprerë negociatat me drejtuesit e Manchester Cityt, kanë njoftuar të enjten mediumet angleze.

Bëhet e ditur se De Bruyne ka mbetur i pakënaqur me kushtet e ofruara në kontratën e re nuk janë më të mira se në kontratën aktuale që i skadon në verën e vitit 2023.

City i kishte ofruar mesfushorit belg kontratë deri në vitin 2025 pas paraqitjeve të mira që ka treguar kohët e fundit.

28-vjeçari është pjesë e skuadrës angleze prej vitit 2015 kurse këtë sezon ka shënuar tri gola dhe ka asistuar 15 herë në 23 paraqitje në të gjitha garat.

Më Shumë

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit