7.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Çekia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme

Qeveria çeke humbi votimin në Parlament për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ligjvënësit e refuzuan kërkesën e kryeministrit Andrej Babis për të zgjatur gjendjen e tillë përtej 14 shkurtit, me gjithë paralajmërimet e tij për kolapsin e mundshëm të sistemit shëndetësor, për shkak të numrit të lartë të rasteve me koronavirus.

Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, Çekia, në dy javët e fundit, ka qenë e dyta në Evropë, pas Portugalisë, sa u përket rasteve ditore me koronavirus.

Ky vend ka konfirmuar mbi 17,700 viktima me koronavirus – një nga normat më të larta në botë për kokë banori.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka kaluar 1.6 milion.

Mosvazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme pritet të çojë në rihapjen e dyqaneve dhe heqjen e orës policore, nga java e ardhshme.

“Lehtësimi total dhe përhapja e pakontrolluar e infeksioneve, duke përfshirë mutacionet e reja të virusit, është rrugë drejt mbingarkimit të mëtejshëm të spitaleve dhe kolapsit të rrjetit spitalor”, ka thënë Babis.

Opozita në Parlamentin çek tha se Qeveria po vepron në mënyrë kaotike dhe se ajo nuk i ka pranuar kërkesat për një legjislacion të ri për pandeminë, për rishikimin e masave ekzistuese, për kompensim më të lartë për sipërmarrësit dhe njerëzit në karantinë, si dhe për plane më të qarta për rihapjen e shkollave./REL

Më Shumë

Inspektorati dhe Policia inspektojnë lokacionet për mbeturina inerte në Malishevë

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Malishevë, Jakup Gashi, së bashku me inspektorët komunalë dhe komandantin e Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, kanë...

Nisin provat për shfaqjen “Pylli” në Teatrin e Prizrenit

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë filluar provat për shfaqjen më të re “Pylli”, me regji të Erson Zymberit dhe dramaturgji nga Florian...

Lajmet e Fundit