Costa në Premier League

Diego Costa vazhdon të mbetet futbollist i lirë, pasi shkëputi kontratën me Atletico Madridin.

Sulmuesi spanjoll ende nuk ka nënshkruar me asnjë skuadër, përkundër interesimit të skuadrave të njohura evropiane.

Së fundmi, në garë për shërbimet e sulmuesit spanjoll ka hyrë edhe West Hami.

Sipas mediave angleze, 32-vjeçari ka filluar bisedimet me klubin londinez që është duke tentuar ta bind të rikthehet në Premier League.

Gjithnjë sipas mediave angleze, palët janë shumë pranë marrëveshjes dhe reprezentuesi spanjoll mund të zyrtarizohet te klubi londinez javën e ardhshme.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit