18 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Albin Kurti, Agjencisë së Privatizimit: Mos sfidoni mekanizmat institucional, mos provoni të hapni valë të re të privatizimit

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka drejtuar një kërkesë ndaj Agjenicisë Kosovare të Privatizimit.

Ai ka thënë se ky institucion nuk duhet ta shfrytëzojë vakumin institucional, dhe ta hap një valë të re të privatizimit.

“Tani jam informuar që bordi i AKP-së krejtësisht paligjshëm po synon keqpërdorimin e vakuumit institucional duke tentuar të fillojë valë të reja të likuidimit në kundërshtim me vendimet e lartpërmendura. Thirrjet e bordit në gjoja pavarësinë e institucionit dhe në nevojën që paska vendi për privatizim më të shpejtë në mënyrë që të gjenerohen të hyra shtesë për buxhetin e shtetit, janë konfirmim i mëtejmë i brengës sonë për keqpërdorime në këtë institucion”.

“E shoh shumë të rëndësishme që publikisht t’i drejtohem bordit të AKP-së me kërkesë që të mos sfidojë mekanizmat institucional dhe të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi. Ju bëj me dije se një nga shtyllat kryesore të programit të qeverisë sonë vazhdon të mbetet lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rrjedhimisht, brenda kësaj kornize do të trajtohet edhe sfidimi eventual i bordit të AKP-së në raport me qeverinë dhe kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Insajderi.

Kurti poashtu ka njoftuar se gjatë qeverisjes së tij të parë ishin marrë dy vendime përmes të cilave kërkonin nga AKP-ja që të pezullonin të gjitha veprimet ne lidhje me pronat e palujtshme nga lista e aseteve për qiradhënie.

“Qeveria jonë në dy mbledhje të saj, me 10 mars dhe me 23 mars 2020, kishte nxjerrë dy vendime përmes të cilave kërkonte nga AKP-ja të pezullojë fillimisht të gjitha veprimet në lidhje me pronat e palujtshme nga lista e aseteve për qiradhënie, dhe, pastaj, të pezullojë në afat të pacaktuar të gjitha veprimet në lidhje me pronat e palujtshme që i ka nën administrim”.

“Këto vendime ishin shfuqizuar nga qeveria e cila u instalua pas nesh, por megjithatë kishte vazhduar kërkesa ndaj AKP-së që të mos shpallë asnjë valë të re të privatizmit. Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës kishte krijuar një komision hetimor parlamentar për të hetuar keqpërdorimet eventuale në procesin e privatizmit”, thotë Kurti./Gazeta Insajderi/

Më Shumë

PDK-ja në Dragash reagon ndaj mungesës së qytetarëve në manifestimin e Ditës së Çlirimit

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Dragash ka reaguar ashpër pas manifestimit të organizuar nga Komuna për Ditën e Çlirimit, duke vënë...

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Parimi ynë është i qartë: të kontribuojmë me integritet në zhvillimin komercial të vendit tonë, duke ofruar produkte të besueshme, të shëndetshme dhe me...

Lajmet e Fundit