Prizren, testet për Covid-19 bëhen edhe në Gjonaj, Reçan, Korishë dhe Zhur

Drejtoria e Shëndetësisë njofton se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve, realizimi i testeve të shpejta (rapide) për COV?D-19, përveç në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në ‘Bajram Curr’, tanimë do të mund të kryhen edhe në QMF-të e fashtrave Gjonaj, Reçan, Korishë dhe Zhur.

Në këtë mënyrë, Drejtoria e Shëndetësisë synon të ulë intensivitetin e punës në QKMF dhe QMF në Bajram Curr dhe po ashtu të eliminojë lëvizjet e qytetarëve, eventualisht të prekur me COVID-19.

Kujtojmë se përveç këtyre testeve, Komuna e Prizrenit është njëra nga komunat e para në Kosovë, që ka kompletuar pakon e shërbimeve për Covid-19, duke i realizuar edhe:
?Testet e D-Dimer-it,
?Rentgenin e mushkërive,
?Analizat tjera të nevojshme dhe
?Testet serologjike,
DSH-ja apelon tek të gjithë qytetarët që të kujdesen për veten, familjen dhe miqtë e tyre duke mbajtur maskën, distancën dhe pastërtinë.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit