Malishevë: Dënim me kusht ndaj të akuzuarit që ka pranuar se kishte këputur kabllon elektrike

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka dënuar me shtatë muaj burgim  me kusht të akuzuarin për veprën penale “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”, Abedin Kryeziu.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Njazi Morina, dënimi i shqiptuar ndaj  të akuzuarit Kryeziu nuk do të ekzekutohet, nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale, brenda periudhës verifikuese prej dy viteve.

Gjykatësi Morina tha se i akuzuari obligohet që në emër të shpenzimeve procedurale të paguajë shumën prej 40 euro, si dhe 30 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ky aktgjykim është shpallur pasi që paraprakisht, në seancën e 24 shkurtit, i akuzuari Kryeziu,  e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohej.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 26 qershor 2019, ka ngritur aktakuzë kundër Abedin Kryeziut, duke e akuzuar se më 7 prill 2019, në fshatin Bubavec, Komuna e Malishevës, pas një mosmarrëveshje paraprake me vëllain e tij, të dëmtuarin Rrahim Kryeziu, lidhur me zhvendosjen e kabllos elektrike prej pronës së të akuzuarit, i akuzuari hip në shtyllën elektrike këput kabllon dhe të njëjtën e lëshon në tokë.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari me këto veprime ka lënë pa energji elektrike familjen e Rrahim Kryeziut, gjersa kanë ardhur punëtorët e KEDS-it për ta rregulluar kabllon elektrike.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Kryeziu ka kryer veprën penale “asgjësimi, dëmtimi apo heqja e instalimeve publike”, nga neni 366, paragraf 1, të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit