10.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Inspektorët aksion nëpër mishtoret e Prizrenit, konfiskohen 765 kilogramë mish

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka inspektuar mishtoret në Prizren, ku ka konfiskuar një sasi të mishit që nuk ka plotësuar kushtet për tregtim, raporton Express

Zëdhënësi i AUV’it, Lamir Thaçi, ka deklaruar për Express se mishi që është konfiskuar sot, do të asgjësohet gjatë ditëve në vazhdim.

“Në një koordinim të plotë të inspektorëve  veterinarë të AUV-së dhe inspektorëve lokal të komunës se Prizrenit u inspektuan të gjitha mishtoret ne ketë qyetet. Ne secilin rast ku inspektorët hasen në mish dhe produkte mishi pa dokumentacion, i njëjti u ndalua për qarkullim (konfiskua) dhe do të asgjësohet ne ditët ne vazhdim”, ka deklaruar ai.

Thaçi bëri të ditur se nga aksioni i sotëm janë konfiskuar 765 kilogramë mish.

“Nga ky aksion ka rezultuar me konfiskim të një sasi prej 765 kg mish dhe nënprodukte mishi ( mish i freskët,  mish i ndarë mekanikisht, mish ne faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte, etj) t; cilat nuk i plotësonin kushtet për tregtim”, deklaroi Thaçi.

Ai tha se në një mishtore është hasur mish pa origjinë dhe pa dokumentacion.

“Kushtet teknike sanitare të mishtoreve në nivel të përgjithshëm ishin të mira. Në disa raste janë dhënë? vërejtje për përmirësim brenda  afateve kohore. Të gjitha mishtoret ishin të regjistruara pranë AUV-it. Furnizimi me mish kryesisht ishte nga thertore të licencuara, posedonin dokumentacion për origjinën e mishit. Tek një mishtore është hasur mish pa origjinë pa dokumentacion, dhe e gjitha sasia është ndaluar për qarkullim deri  në asgjësim”, ka treguar Thaçi.

Tutje ai deklaroi se nënproduktet e mishit që janë ndaluar nëpër mishtore, nuk kanë pasur licencë për përpunim të produkteve që trajtohen termikisht.

“Sasitë tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore tjera, kryesisht  ishte për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat trajtohen termikisht. AUV në ditët në vazhdim do të bëj asgjësimin  e gjithë sasisë se ndaluar. Po ashtu do të vazhdohet me aksione ne gjithë Kosovën, për largimin nga tregu të produkteve të cilat nuk i përmbushin kriteret ligjore për tregtim”, ka bërë të ditur Thaçi./GazetaExpress/

Më Shumë

Rahoveci hap konsultimet publike për ndryshimin e rregullores së taksave komunale

Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur konsultimi publik lidhur me plotësim-ndryshimin e rregullores për taksa komunale në Komunën e Rahovecit. Gjatë takimit janë diskutuar...

Sot nis Play-Off-i i Ligës së Parë me gjysmëfinale të zjarrta në Prizren

Sot në Prizren zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it të Ligës së Parë të Meshkujve, ku skuadrat do të luftojnë për një vend në finalen...

Lajmet e Fundit