14.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Komuna e Prizrenit e vetmja në Kosovë që realizon testet rapide edhe në QMF-të e fshatrave

Teste rapide për COVID-19 janë duke u bërë edhe në QMF në fshatra të Prizrenit.

Komuna e Prizrenit ka thënë se është e vetmja në Kosovë që po realizon teste rapide edhe në QMF nëpër fshatra.

“Duke filluar nga data 2 mars 2021, Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, përveç në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bajram Curr, testet e shpejta (rapide) për COV?D-19, ka filluar t’i realizojë edhe në QMF-të e fshatrave Gjonaj, Reçanë, Korishë, Zhur, si dhe në QMF 1 dhe QMF-të e lagjeve Tusus dhe Kurilla në Prizren, duke u bërë kështu Komuna e parë në Kosovë që kryen këto teste në QMF-të e fshatrave të saj”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

“Me këtë rast kryetari I Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se ky vendim është marrë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, me qëllim të uljes së intensitetit të punës në QKMF dhe QMF në Bajram Curr, dhe po ashtu me qëllim të eliminimit të lëvizjeve të qytetarëve, eventualisht të prekur me COVID-19, gjë që e parandalon përhapjen e virusit”.

Kujtojmë se përveç këtyre testeve, Komuna e Prizrenit është njëra nga komunat e para në Kosovë, që ka kompletuar pakon e shërbimeve për Covid-19, duke i realizuar edhe:

?Testet e D-Dimer-it,

?Rentgenin e mushkërive,

?Analizat tjera të nevojshme dhe

?Testet serologjike,

DSH-ja apelon tek të gjithë qytetarët që të kujdesen për veten, familjen dhe miqtë e tyre duke mbajtur maskën, distancën dhe pastërtinë.

Më Shumë

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, pramje dramatike

Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lexues të Klan Kosova kanë dërguar pamje drejt redaksisë, ku shihet një kamion i përfshirë...

Alarm për mjet të dyshimtë në Prizren, rezulton të mos jetë shpërthyes

Një mjet i dyshimtë është gjetur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, por që nuk ka rezultuar të jetë shpërthyes. Sipas raportit 24-orësh, një qytetar e...

Lajmet e Fundit