Papa Françesku takohet me liderin shpirtëror të myslimanëve shiit në Irak, Ayatollah Ali al-Sistan

Papa Françesku ka nisur takimin simbolik me një prej figurave më të fuqishme në Islamin Shia, në ditën e dytë të vizitës së tij në Irak.

Takimi i Papës me Grand Ayatollah Ali al-Sistani, liderin shpirtëror të miliona myslimanëve shiit, është duke u zhvilluar në qytetin e Najafit, shkruan BBC.

Ky është udhëtimi i parë i Papa Françeskut që kur ka nisur pandemia me COVID-19 dhe vizita e parë e një Pape në Irak.

Covid-19 dhe frika e sigurisë e kanë bërë këtë, udhëtimin më të rrezikshëm të Papës deri më tani. Lideri 84 vjeçar i Kishës Katolike u kishte thënë më herët gazetarëve se ndiente “detyrë të obligueshme” të zhvillonte një udhëtim simbolik për disa ditë në Irak.

Ndërkohë, gjatë takimit me al-Sistani, Papa Françesku thuhet të ketë diskutuar tema të rëndësishme me fokus në çështjet ndër-fetare, siç janë minoriteti i krishterë në Irak i cili është goditur nga disa valë të dhunës që nga viti 2003.

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Lajmet e Fundit