14.7 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Gjykata Supreme refuzon ankesën e kandidatit të PDK-së, Nezir Çoçaj

Kandidati për deputet të PDK-së, Nezir Çoçajt i është refuzuar ankesa nga Gjykata Supreme kundër Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me gjashtë ankesa të parashtruara nga subjektet politike ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Gjykata Supreme kishte pranuar gjithsej 15 ankesa të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ku gjatë ditës së enjte kishte vendosur për nëntë prej tyre, transmeton Telegrafi.

Më poshtë shihni vendimet e Supremes për nëntë ankesa, për të cilat ka vendosur një ditë më parë:

Anton Shala, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.507/21 (e refuzuar)

Nezir Çoçaj, Prizren kundër vendimit të PZAP-së A.nr. 657/2021 ( E refuzuar)

Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 760/2021 ( E refuzuar)

Visar Hoti, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A. nr. 746/2021 (e refuzuar)

Ismet Shamolli, Ferizaj kundër vendimit të PZAP-së A. nr. 773/2021 (e refuzuar)

Hisen Berisha, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.691/2021 (e refuzuar)

Lirije Kajtazi, Gjilan, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.764/2021 (e refuzuar)

Ekrem Hyseni, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.754/2021 ( e refuzuar)

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale...

Rexhep Qosja, një gjeni i pavdekshëm

Arben Veselaj/RTK-Radio Javën që shkoi bota shqiptare humbi njërën nga mendjet më të ndritura: Rexhep Qosjen. Qosja qe shkrimtar, kritik, shkencëtar, pedagog, akademik - publicist,...

Lajmet e Fundit