Propozohet që mësimi të mbahet online nga 22 marsi, reagon SBASHK-u

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se është pro mbajtjes së mësimit online, nëse nuk zgjatë më shumë se dy javë, raporton Express

Jasharaj ka deklaruar se SBAShK’u e përkrah vendimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për të vazhduar mësimi online.

Lexo Edhe:
Greqia nuk gjen qetësi, tjetër lëkundje tërmeti
“SBASHK-u që në fillim ka insistuar që ta kemi mësimin në institucionet arsimore, por është IKSPHK dhe MSH që e përcjellin nga afër gjendjen dhe nëse ata vlerësojnë se situate është më e keqe që duhet, SBASHK-u edhe në fillim ka përkrahë tri versionit të MASH-it, për hir të ruajtjes së shëndetit, e përkrahiom që të kemi një pauzë dhe të kalohet për një klohë të shkurtër në mësimin online”, ka deklaruar Jasharaj.

Por, kreu i SBAShK’ut ka thënë se shpreson që mësimi online të mos zgjasë më shumë se dy javë dhe nxënësit e mësimdhënësit t’i kthehen mësimit nëpër shkolla.

“Uroj që të mos jetë më i gjatë se 2 apo tri javë, sepse mësimi në shkolla është më funksional dhe më i lehtë”, ka deklaruar Jasharaj në emisionin “Magazina”.

Ndryshe, Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, sot ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia që mësimi online të fillojë nga data 22 mars.

“Po shqyrtohen mundësitë për fillimin e mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit, për dy javët e ardhshme, duke filluar nga 22 marsi. Vendimi lidhur me këtë çështje pritet të merret sot pasdite pas takimit të përbashkët të MASH-it, MSH-së , IKSHPK-së, SBASHK-ut dhe Këshillit të Prindërve”, ka shkruar Hoti në Facebook./

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit