9.6 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Duda Balje: Do ta votojmë Vjosa Osmanin për presidente

Duda Balje nga Unioni socialdemokrat është deklaruar pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d. e Preidentit Vjosa Osmani ku u diskutua për formimin e institucioneve, shkruan Gazeta Express.

Balje konfirmoi se do ta mbështesin formimin e qeverisë dhe se do të votojnë pro emërimit të Vjosa Osmanit presidente.

“Kemi pasur një takim shumë konstruktiv dhe kemi bërë marrëveshje për disa gjëra që lidhen me boshnjakët.  Unë i kam dhënë përkrahje për formimin e Qeverisë dhe votimin e Presidentit”, ka thënë Balje.

”Mendoj se vetëm për votën time mund të flas dhe do ta votojë Vjosa Osmanin për president. Nuk kemi pasur kërkesa sepse kemi marr përkrahje menjëherë për boshnjakët”, ka thënë ajo

Më Shumë

Kosova në një moment reflektimi të thellë

Nga Shaqir Totaj Kosova nuk është ndërtuar lehtë. Ajo është produkt i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe besimi të palëkundur në liri. Nga...

Avdyli: Nuk do të jem kandidat i VV-së, s’e di nëse do të jem në ndonjë listë tjetër

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie, as i GUXO-s,...

Lajmet e Fundit