OIK dënon sulmin ndaj infermierit në Spitalin e Prizrenit

Oda e Infermierëve të Kosovës e ka dënuar sulmin fizik ndaj një infermieri në Spitalin e Prizrenit.

OIK ka kërkuar nga organet e rendit dhe drejtësisë që të ndërmarrin veprime ligjore lidhur me këtë rast.

“Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, dënon ashpër sulmin që ka ndodhur ndaj infermierit të Spitalit Regjional të Prizrenit , më 14.03.2021, derisa ishte në detyrë, në vendin e tyre të punës. OIK kërkon nga organet e rendit dhe drejtësisë që të ndërmarrin gjitha veprimet ligjore ndaj sulmuesit të infermierit të Radiologjisë në Spitalin e Prizrenit, të cilit i janë shkaktuar lëndime në njërin sy”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

OIK dënon ashpër sulmin ndaj infermierit në Spitalin e Prizrenit

Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, dënon ashpër sulmin që ka ndodhur ndaj infermierit të Spitalit Regjional të Prizrenit , më 14.03.2021, derisa ishte në detyrë, në vendin e tyre të punës.

OIK kërkon nga organet e rendit dhe drejtësisë që të ndërmarrin gjitha veprimet ligjore ndaj sulmuesit të infermierit të Radiologjisë në Spitalin e Prizrenit, të cilit i janë shkaktuar lëndime në njërin sy.

Infermieri N.R. njihet si person i përkushtuar në punë kurse sulmi ndaj tij ka ndodhur kur ai ka kërkuar të plotësonte të dhënat elementare në udhëzim, çfarë nuk ishte pranuar nga sulmuesi që njëherit është edhe prind i pacientit.

Sulme si këto, ndikojnë direkt në mbarëvajtjen e shërbimeve shëndetësore, derisa janë stafi shëndetësor ata që duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe familjarëve të tyre po japin maksimumin, për t’iu dalë në ndihmë pacientëve në kohë pandemie.

 

 

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit