Fillon furnizimi me dollapë për nxënësit në shkollat e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, kanë vizituar shkollat “Lidhja e Prizrenit” dhe “Mati Logoreci”, që janë vetëm dy nga 32 shkollat e komunës, ku ka filluar furnizimi me gjithsej 300 dollapë për nxënës.

Me këtë rast, kryetari Haskuka ka theksuar se nxënësit e klasave 1-5, tanimë nuk do të kenë nevojë t’i bartin të gjitha librat dhe materialet mësimore në çantat e tyre shkollore, ngase ato do t’i lënë në dollapët e vendosura në shkollat e tyre.

“Së shpejti do të kemi edhe lajme të tjera shumë të mira për nxënësit tanë, për të cilët që nga fillimi i qeverisjes kemi punuar për ofrimin e kushteve më të mira të shkollimit, duke ndërtuar shkolla dhe anekse të reja, duke i rinovuar ato të vjetrat, duke krijuar hapësira të reja për laboratorë e duke ndërtuar salla të reja të edukatës fizike”, është shprehur kryetari Haskuka./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit