Basketboll, derbi luhet në Prizren

Dueli ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit vlerësohet si derbi i xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në basketboll, ka njoftuar Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).

Kjo ndeshje luhet të dielën prej orës 17:00, kurse Ponte Prizreni synon ta forcojë edhe më shumë pozitën e parë në tabelë. Ponte prin në Superligë me 41 pikë, dy më shumë se Rahoveci që është në pozitën e tretë. Ponte Prizreni në këtë ndeshje futet pas një serie prej tri fitoresh rresht, derisa Rahoveci ka dy fitore e një humbje në tri duelet e fundit.

Të dielën prej orës 19:00, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, skuadra e Trepçës e pret Vëllaznimin. Trepça në xhiron e fundit e mposhti Yllin në Suharekë, derisa Vëllaznimi nuk di për fitore në dy ndeshjet e fundit. Vëllaznimi është i fundit në tabelë me 31 pikë, tri më pak se Trepça që renditet e gjashta.

Kjo xhiro do të hapet të shtunën me ndeshjen që luhet në Suharekë prej orës 17:00 ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Si Ylli, ashtu edhe Prishtina, kanë regjistruar humbje në xhiron e shkuar. Ylli është i dyti në tabelë me 39 pikë, derisa Prishtina gjendet në pozitën e parafundit me 33 pikë të grumbulluara.

Prej orës 19:00 të shtunën, në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit, do të luhet ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Pejës. Bashkimi, që fitoi ndeshjen e shkuar, është në pozitën e pestë në tabelë me 35 pikë, një më pak se Peja që renditet e katërta. Skuadra e Pejës nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit./KOHA/

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Lajmet e Fundit