9.3 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Benzema, sulmuesi më efikas pas Lewandowski-t dhe Haaland-it

Sulmuesi francez, Karim Benzema, duket se po mban mbi supe Real Madrid-in dhe numrat tregojnë se ai rreshtohet pas dyshes së Bundesligës, Robert Lewandowski-t dhe Erling Haaland-it.

Benzema është lojtar i rëndësishëm për trajnerin Zinedine Zidane-n, çka e tregoi edhe në ndeshjen ndaj Celta Vigo-s të shtunën, në fitoren 1-3 të Los Blancos. Dy gola mbanin firmën e tij.

Statistikat e Benzema-s tregojnë se francezi ka një gol për çdo 97 minuta. Në total, ka 11 paraqitje dhe 10 gola. Duke e vendosur kështu veten pas Lewandowski-t dhe Haaland-it.

Polaku ka shënuar deri më tani 20 gola, në 15 ndeshje. Mesatarisht për sulmuesin e Bayern Munich-ut është një gol për çdo 63 minuta.

Pas polakut, vjen norvegjezi i Borussia Dortmund-it. Haaland-i ka luajtur 15 ndeshje dhe ka shënuar 15 gola me BVB. Mesatarisht ai shënon një gol për çdo 87 minuta.

I katërti në listë vjen Kylian Mbappe. Ylli i PSG-së ka 10 gola në 13 ndeshje. Duke shënuar mesatarisht një gol për çdo 116 minuta.

Luis Suarez-i përmbyll top 5. Uruguaiani është aktivizuar në 15 ndeshje me Atletico Madrid-in, ku ka shënuar 10 gola. Mesatarisht për El Pistolero-n është një gol për çdo 127 minuta.

Albanianpost.com

Më Shumë

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

Përkujtohen dëshmorët Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Me këtë...

Lajmet e Fundit