30 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Avdyli: Do t’i sjellim Kosovës Qeveri të përgjegjshme dhe njerëz të pakorruptuar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga lista “Guxo”, Haxhi Avdyli thotë se do të punojnë për të sjellë ndryshimin në Kosovë, për çka edhe iu është besuar vota e qytetarëve të vendit.

Avdyli premtoi se do të bëjnë punë të mirë dhe se tani e tutje sipas tij Kosova do të ketë stabilitet institucional.

“E kemi një shumicë solide, Kosovës i duhet një stabilitet institucional dhe me këtë shumicë solide ne do të kemi një stabilitet institucional për të cilin qytetarët kanë nevojë…besoj që tani Kosova do ta ketë stabilitetin e vet. Hapi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve ishte një hap i mirë dhe besoj që do të vazhdojmë edhe me zgjedhjen e qeverisë dhe me të presidentit në ditët në vijim dhe Kosovës do t’ia sjellim stabilitetin, një qeveri të përgjegjshme do t’i sjellim njerëz kredibil, të pa korruptuar të cilët do të punojnë në interes të qytetarëve”, tha Avdyli.

Avdyli thotë se shumë shpejt do të zgjidhet edhe presidenti e për çka thekson se Kosova nuk ka luksin që të hyjë në paqartësi institucionale dhe të shkoj në zgjedhje.

“Normalisht që tani me zgjedhjen e qeverisë disa apo deri në 10 deputetë do të shkojnë ministra në këtë rast ne do të kemi mungesë të deputetëve të cilët duhet të certifikohen në seancën e radhës dhe pasi të kryhen këto procedura dhe pasi të kryhen edhe disa konsultime shtesë ne do ta kemi shumë shpejt edhe presidenten sepse Kosova nuk e ka luksin që të hyjë në paqartësi institucionale dhe në zgjedhje të reja të cilat ne duhet t’i evitojmë sepse Kosova ka shumë probleme të cilat duhet të zgjidhen një nga një”, tha ai.

Ndërsa ai tha se nuk do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar dhe se kontributin e tij do ta vazhdojë në Kuvendin e Kosovës.

Më Shumë

Dy persona kapen me marihuanë në Fortesë të Rahovecit

Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të...

Malisheva synon transformimin e fshatrave përmes investimeve kapitale

Komuna e Malishevës do të orientojë investimet e saj të ardhshme drejt urbanizimit të zonave rurale. Këtë e bëri të ditur kryetari Ekrem Kastrati...

Lajmet e Fundit