Kurti dekretohet për kryeministër, LDK paralajmëron dërgimin e çështjes në Kushtetuese

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit nëse zgjidhet si kryeministër Albin Kurti, pasi që ai është i dënuar për vepër penale në tri vjetët e fundit sipas aktgjykimit të Kushtetueses për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Pak minuta para se të fillojë seanca, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se nuk do ta votojnë Qeverinë Kurti 2, por edhe se kanë dyshime për dekretin për mandatar për kryeministër nga ana e ushtruesit të detyrës të presidentit Glauk Konjufca për Albin Kurtin.

“Kemi dyshime të shumta lidhur me legjitimitetin dhe kushtetutshmërinë e dekretit nga ushtruesi i detyrës së presidentit [Glauk Konjufca] sepse kemi një person i cili është dekretuar është me precedent penal”, deklaroi Gashi.

Ai shtoi se “nuk do ta votojmë Qeverinë Kurti”, ndërsa nuk pranoi të flasë tash lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

“Nuk jemi në atë pikë të rendit të ditës”, tha Gashi.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit