Kështu ishte sot tavolina e lokalit ku Cima e pinte kafen çdo ditë

Aktori i njohur shqiptar, Rasim Thaçi-Cima ka vdekur dje si pasojë e infektimit me COVID-19, në moshën 71 vjeçare, shkruan Gazeta Express.

I ndjeri është varrosur sot në varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit, teksa të shumtë ishin pjesëmarrësit në varrimin e tij.

Rasimi e kishte një vend të dalluar nga të gjithë, ku çdo ditë pinte kafenë dhe po ky vend sot ka përkujtuar atë.

Adelina është ajo që ka postuar në rrjete sociale këtë gjest të bukur e mirënjohës.

“Mbreti im, edhe Grand Caffe ku e ke pi çdo ditë kafenë tande – ka vequar Tavolinen tande – me Qiriun, Lulen dhe Filgjanin tand…

Lum si Ti, Bab’” ka shkruar vajza e Rasim Thaçit.

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit