3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Vendimi për çështjen e presidentit – Lumir Abdixhiku sot takon deputetët e LDK-së

Në LDK edhe sot do të diskutohet se a do ta përkrahin apo jo Vjosa Osmanin për presidente, pas takimit që është mbajtur dje në kryesi të partisë e që ka zgjatur disa orë, shkruan Gazeta Express.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot do të takojë grupin parlamentar të partisë me të cilët do të diskutojë për çështjen e presidentit, dhe më pas përfundimisht do të vendosin nëse do ta japin votën apo jo për Vjosa Osmanin për presidente.

Është nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili dje pas takimit të Kryesisë e cila zgjati rreth tre orë bëri të ditur se Abdixhiku takon sot deputetët e partisë ku edhe do të merret vendimi për presidentin.

“Kryetari i LDK-së dhe lidershipi nesër (sot) do të takohen me grupin e deputetëve që pjesëmarrja në seancë të jetë në frymën kushtetuese dhe duke krijuar frymë dhe angazhim dhe stabilitet politik në këtë vend. Ne do të punojmë që të dalim unanim, na duhet si çdo herë që veprimi jonë i përbashkët të jetë arma jonë politike”, deklaroi Haziri.

“Nuk varet nga ne roli jonë në kuvend është pjesëmarrja ose mospjesmarrja. Qëndrimi jonë do të jetë në bazë të frymës kushtetuese që të plotësohet krijimi i institucioneve. Për më shumë nesër shihemi në angazhime të tjera dhe besoj se shumë shpejt gjithcka është e qartë. Ne kemi shtjerr nevojën dhe arsyen për tu takuar. Do të vendoset që të mos ketë obstruksione institucional. Dhe të krijohet frymë për progres në vend.”, shtoi ai.

Haziri dje pas takimit të Kryesisë u bë e ditur se takoi në një nga lokalet e Prishtinës, deputetin Agim Veliun.

Ky i fundit është një nga emrat që raportohet se mund të kundërshtojë votimin e Vjosa Osmanit për presidente. Përveç Veliut, raportohet se kundër Osmanit mund të jenë edhe dy deputetë tjerë.

Vjosa Osmani e ka ushtruar detyrën e presidentit të Kosovës për disa muaj pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Në marrëveshjen LVV-Lista “GUXO”, Osmani ishte bërë e ditur se do të marrë pozitën e presidentit të Kosovës.

Osmani, që ka dalë më e votuara nga zgjedhjet e 14 shkurtit, si kundërkandidat për pozitën e presidentit e kishte Ramush Haradinajn. Megjithatë, duket se i njëjti është tërhequr nga kjo garë.

Ajo mund të emërohet presidente vetëm nëse i siguron 2/3 e votave të të gjithë deputetëve.

“Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjidhet President i Republikës së Kosovës”,, saktëson Kushtetuta e Kosovës.

Vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në rast se asnjëri kandidat nuk i arrin votat e nevojshme, derisa zgjedhjet, sipas Kushtetutës, në raste të tilla duhet të mbahen brenda 45 ditësh./GazetaExpress/

Më Shumë

Vëllaznimi fiton ndaj skuadrës së Golden Eagle Ylli

Me ndeshjen Ylli – Vëllaznimi është mbyllur xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në basketboll, përballje kjo që u zhvillua në palestrën “13...

Homazhi për Nijazi Bytyqin rikthen në kujtesë tingujt legjendarë dhe prezanton vlerat muzikore të djemve të tij

Trashëgimia muzikore e Nijazi Bytyqit, njërit prej nismëtarëve të muzikës pop-rock në Kosovë, është shpalosur të premten mbrëma në “Autostrada Hangar 2” në Prizren....

Lajmet e Fundit