Eqrem Kryeziu përmend një lloj çlirimi tjetër të Kosovës, thotë se votat s’do t’iu rriten atyre që e bënë “kuislingun” president

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka reaguar pas gjithë zhvillimeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës të nxitura nga një nismëe VV’së për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, raporton Express.

Ai ka thënë se përfundimi i trancizionit politik në Kosovë do të ishte i barabartë me një lloj çlirimi për Kosovën, derisa ka parashikuar ditë të këqija për partitë që kanë qeverisur deri tani.

“Përfundimi i tranzicionit do të ishte i barasvlershëm me një lloj çlirimi për Kosovën. Në këtë kuadër duhet të jemi tërësisht krenarë me votën plebishitare pro njerëzve të pakomprometuar, të cilët perceptohen të gatshëm e të vendosur për t’i dhënë atij tranzicioni goditjen e fundit,

Jam i bindur se mbështetja popullore për ta do të rritet vazhdimisht dhe jo për ata që grabitën privilegje për vete, pa u ngopur kurrë* dhe jo as për ata që s’lanë gur pa lëvizur për ta bërë kuislingun president”, ka shkruar Kryeziu.

Më Shumë

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Kurti në Prizren falënderon aktivistët e LVV-së për fushatën zgjedhore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku ka falënderuar aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin...

Lajmet e Fundit