Anton Quni – Albin Kurtit: Nëse të mirëkuptojmë, mos mendo se ta kemi frikën

Nënkryetari i LDK’së, Anton Quni, ka reaguar pas ndodhive të sotme në Kuvendin e Kosovës, ku VV dështoi të votonte në procedurë të përshpejtuar ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend.

Quni shprehet krenar me veprimet e partisë që udhëheq, Lumir Abdixhiku.

“Nëse dikush të mirëkupton, mos mendo se ta ka frikën!”, shkroi Quni në Facebook.

“Krenar me LDK-në tonë”, theksoi ai.

LDK tha sonte se pa tërhequr LVV këtë projektligj ata nuk do të marrin pjesë në seancën për zgjidhjen e presidentit.

Më Shumë

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Lajmet e Fundit