6.5 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Nga java tjetër pritet mbyllje totale për 12 ditë e gastronomisë dhe qendrave tregtare

Nga java e ardhshme pritet që të ketë një mbyllje totale të gastronomisë dhe qendrave tregtare.

Kjo u diskutua në takimin e sotëm që ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, kishte me përfaqësuesit e sektorit të gastronomisë.

Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve i tha Klan Kosovës se nga java tjetër mund të mbyllen lokalet e gastronomisë, qendrat tregtare dhe fitneset.

Kllokoqi tha se është diskutuar edhe ora policore por se akoma nuk është marrë ndonjë vendim.

“Nga dita e martë sipas asaj që u diskutua mund të hyjmë në mbyllje totale për 12 ditë. Lokalet e gastronomisë, qendrat tregtare dhe fitneset parashihet të mbyllen”.

“Me shumë gjasa do të ketë edhe mbyllje të shkollave”.

“Është diskutuar edhe ora policore por që nuk është marrë ndonjë vendim”.

Vetëm gjatë ditës së sotme sipas të dhënave të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike janë shënuar 12 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 dhe 777 raste.

Më Shumë

Hapet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Kijevë

Në fshatin Kijevë të Malishevës ka filluar punën Qendra e re e Mjekësisë Familjare (QMF), e cila do të ofrojë kushte moderne dhe shërbime...

Nis rritja e çmimeve në linjën Prishtinë-Prizren

Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban. Kështu ka bërë të ditur një...

Lajmet e Fundit