0.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Reagon Oda e Hotelierisë, bën llogaritë e humbjeve që do t’u shkaktojë mbyllja 12 ditëshe

Visar Demolli, Drejtor i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, e ka quajtur qesharak vendimin e Qeverisë së Kosovës për kufizim të funksionimit të sektorit të gastronomisë.

“Është hajgare dhe vendim qesharak nga ana e qeverisë. E kundërshtojmë ashpër dhe ne Këshilli i Odës Hoteliere kemi takim nesër për masat e marra dhe mbylljen e paralajmëruar për sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë”, është shprehur Demolli.

Ai ka thënë se në kohën e fushatës elektorale partitë politike i përdornin hapësirat e tyre – në të cilat u ishte ndaluar që të punonin vetë.

“Kemi thënë, edhe Ambasada e Britanisë e ka thënë se sallat që na u uzurpuan ne në fushatë mbusheshin deri në dy mijë persona. Nëse flitet për 14 ditë mbyllje, 12 mijë objekte hoteliere jemi në Kosovë. Nga 200 euro është pazari ditor. 33 milionë e 600 humbja për 14 ditë në hoteleri dhe gastronomi”.

Demolli ka paralajmëruar protestë për të premten nëse disa kërkesa të tyre nuk përfillen nga qeveria.

“Të premten do të thërras protestë para qeverisë, ku do të thirren fermerët, këngëtarët, hoteleria… Të gjithë do të jemi në protestë”.

Më Shumë

82 vjet nga vdekja e intelektualit të shquar shqiptar, Faik Konica

Sot përkujtohet 82 vjetori i vdekjes së Faik Konicës, shkrimtar, kritik letrar, publicist, eseist, përkthyes, një nga personalitet më të shquara të kulturës, letërsisë,...

192 vjet nga lindja e prijësit ushtarak Haxhi Zeka

Haxhi Zekë Byberi, i njohur si Haxhi Zeka, ka qenë ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues...

Lajmet e Fundit