Vodhën një motoçikletë, dënohen me burgim nga një vit tre persona në Mamushë

Janë dënuar me nga një vit burgim dhe me gjobë nga 500 euro tre persona që kishin kryer vjedhjen e një motoçiklete në tetor të 2019-s në Mamushë.

Siç bëhet e ditur nga Gjykata Themelore në Prizren, A.M., Gj.M. dhe B.E. në një kasolle të kishin vjedhur një motoçikletë, ndërsa më vonë ishin zënë në flagrancë nga Policia.

Të akuzuarit A.M., Gj.M., dhe B.E., në shqyrtimin fillestar e kanë pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohen.

Më Shumë

AAK-ja zgjedh kryesinë e re në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren ka zgjedhur kryesinë e re të degës, pas aprovimit unanim nga Këshilli Drejtues. Lajmin e ka bërë...

Liria vazhdon luftën për Superligë, shkatërron Suharekën në Prizren

Liria ka shënuar fitore të thellë 4-2 ndaj Suharekës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke mbajtur gjallë garën për inkuadrim në Superligë. Skuadra...

Lajmet e Fundit