PDK-ja në Prizren kërkon tërheqjen e konkluzionit të Haskukës për zyrat e partive

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka thënë se kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, po ushtron presion mbi subjektet politike opozitare që përfaqësohen në Kuvendin Komunal të Prizrenit, duke e quajtur “vendim arbitrar”, konkluzionin e Haskukës, sipas të cilit kërkohet largimi i partive politike nga zyret që janë pronë komunale.

“Njoftimi për ekzekutim të dhunshëm, për largim të subjekteve politike nga zyrat, të cilat ushtrojnë veprimtaritë e tyre politike legale, që kanë qenë kontributdhënëse në periudha të ndryshme të qeverisjes në Komunën e Prizrenit, paraqet një prej veprimeve më jo institucionaliste, jo parimore dhe aspak demokratike, që nga pas lufta e deri më sot”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Shaqir Total.

Totaj tha se PDK-ja kërkon nga kryetari i Komunës së Prizrenit, që të tërhiqet nga vendimmarrja jo e ligjshme, në të kundërtën “PDK-ja do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për mbrojtjen e të drejtës, që iu takon të gjitha subjekteve politike, sipas vendimit të vitit 2005, të organit më të lartë vendimmarrës në Komunën e Prizrenit”./KOHA.net

PDK-ja në Prizren kërkon tërheqjen e konkluzionit të Haskukës për zyrat e partive

Më Shumë

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Lajmet e Fundit