PDK, LDK, AAK nuk i paguajnë gjobat në Prizren

Partitë që u dënuan për thyerje të rregullave anti COVID-19 në Prizren nuk i kanë paguar gjobat.

Vetëm Lëvizja Vetëvendosje e ka kryer obligimin për dy sosh. Drejtori i Inspektoratit në këtë komunë, Edon Muçaj, tha se dënime kanë edhe Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës e po ashtu edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e të gjitha këto pritet t’i dërgojnë tek përmbaruesi, njofton KlanKosova.tv.

Por është PDK-ja që ka proceduar dy ankesa për dy dënime, për të parin, sipas kryetarit lokal të partisë, Shaqir Totaj, kanë marrë një përgjigje që iu është aprovuar ankesa, e për tjetrën që është pretenduar që e kanë dërguar jashtë afateve kohore janë riankuar.

Ndryshe nga këta, në AAK deklarojnë se nuk kanë pasur mundësi të paguajnë ngase janë në pritje te alokimit të mjeteve  për partitë politike nga KQZ-ja.

Edhe LDK-ja ka një dënim pa paguar të cilin thonë se do ta kryejnë në një kohë të përshtatshme, teksa për tjetrin i kanë dhënë paratë.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit